Disa trafikantë lëndësh narkotike në pranga. Midis tyre edhe një fëmijë

News

Policia e Shkupit kreu një operacion mbrëmë në disa lokacione në kryeqytet, gjatë të cilit u arrestuan disa persona të dyshuar për trafik dhe posedim droge – përfshirë një të mitur.


Sipas informacioneve nga Ministria e Punëve të Brendshme, gjatë natës midis 7 dhe 8 nëntorit 2025, oficerë policie nga Departamenti i Policisë së Shkupit privuan nga liria A.J. nga Kumanova, F.S. nga Koçana, si dhe personat B.A., M.R., P.G., M.J., M.E., A.P. dhe një të mitur 16-vjeçar – të gjithë nga Shkupi.

Gjatë kontrolleve të kryera, atyre iu gjet dhe u konfiskua marihuanë, si dhe një substancë pluhur e bardhë, e cila dyshohet të jetë kokainë.
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se pas dokumentimit të plotë të rasteve, kundër të arrestuarve do të ngrihen kallëzime penale përkatëse.

Aksioni është pjesë e masave të vazhdueshme të policisë për të parandaluar shitjen e drogës në rrugë dhe për të forcuar sigurinë në Shkup.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *