Një tërmet me magnitudë 3.9 ballë të shkallës Rihter u regjistrua këtë mëngjes në zonën kufitare midis Malit të Zi dhe Bosnjës dhe Hercegovinës, raporton RTV.
Sipas të dhënave nga Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC), tërmeti u regjistrua në orën 08:59. Epiqendra e tërmetit ndodhej afërsisht 71 kilometra në lindje-juglindje të Sarajevës dhe 22 kilometra në lindje-juglindje të Focës, në një thellësi prej gjashtë kilometrash.