Burime Jozyrtare nga banoret thonë se viktima dyshohet të jetë një vajzë 25 vjeç me iniciale D.S me origjinë nga Gjakova, e cila studionte në fakultetin e UT-së. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë dalë ekipet e policisë dhe përfaqësues të Prokurorisë Publike, të cilët po kryejnë hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e vdekjes.
Sipas banorëve të zonës, vajza thuhet se më herët ka pasur disa tentativa për vetëvrasje dhe kishte pasur kontakt me një person, për të cilin policia po zhvillon hetime përmes gjurmimit të të dhënave telefonike.