A do të marrin titujt Princ dhe Princeshë, Archie dhe Lilibet pas vdekjes së Mbretëreshës?

news
Advertisement

Pas vdekjes së Mbretëreshës, djali i Dukës dhe Dukeshës së Sussex-it, Archie Mountbatten-Windsor, tani është teknikisht princ – një titull që nëna e tij, Meghan, ka pretenduar se i ishte mohuar për shkak të racës së tij.

Advertisement

Motra e tij më e vogël, Lilibet “Lili” Mountbatten-Windsor, gjithashtu ka të drejtë të bëhet princeshë pas ngjitjes në fron të gjyshit të saj, Princit të Uellsit.

Meghan tha gjatë intervistës vitin e kaluar me Oprah Winfrey për tronditjen e saj kur i thanë Archie nuk do të merrte mbrojtje nga policia, sepse ai nuk kishte një titull dhe sugjeroi që vendimi ishte marrë për shkak të racës së tij të përzier.

Sussex-ët treguan në intervistë se ata prisnin që Archie-t t’i jepej titulli i princit pasi Charles të merrte fronin, por u ishte thënë se protokollet do të ndryshonin – në përputhje me dëshirën e Charles për një monarki të pakësuar.

Sipas protokolleve të vendosura nga Mbreti George V në 1917, fëmijët dhe nipërit e një sovrani kanë të drejtën automatike për titullin HRH dhe Princ ose Princeshë. Në kohën kur lindi Archie, ai ishte stërnipi i një sovrani, jo një nip.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.