Ahmeti duke u munduar ta ‘sistemojë’ Musën po humb Talatin

news
Advertisement

Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm ku po zgjidhen organet partiake, kreu i BDI-së Ali Ahmeti propozoi Musa Xhaferin dhe Bekim Nezirin, për anëtarë të Këshillit mbikëqyrës. Përveç Xhaferit dhe Nezirit, Ahmeti propozoi edhe Juamin Sinanin, Zenun Matjanin, Memet Selamin, Shukri Masuricën dhe Nedim Ramizin. Për këtë propozim nuk kishte asnjë votë kundër.

Advertisement

Nga ana tjetër, Talat Xhaferi, nuk u pajtua me propozimin e kreut integrist, i cili propozoi Blerimi Bexhetin si Sekretar Organizativ Izet Mexhiti, Arbër Ademi dhe Arbana Pasholli për Nënkryetar.

Talat Xhaferi tha se dega e Gostivarit nuk pajtohet me propozimin dhe propozoi që të ketë edhe dega e Gostivarit nënkryetar. E me propozimin e tij nuk u pajtua Musa Xhaferi.

Talat Xhaferi në shenjë pakënaqësie lëshoi i pari mbledhjen duke dalë jashtë sallës ku po mbahej mbledhja.

Kujtojmë që mbledhje e BDI-së vjen pas letrës së hapur të disa zyrtarëve të kësaj partie që kishin shprehur pakënaqësi nga puna e ministrave të BDI-së në ekzekutiv por edhe për shkak të mosfunksionimit të trupave partiake.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.