AKI drejt shpërbërjes: ZiadinSela largohet, krisje të thella me Taravarin, a do i qetëson Ahmeti!
AKI drejt shpërbërjes: Ziadin Sela largohet, krisje të thella me Taravarin – a do t’i qetësojë Ahmeti tensionet?
Në Aleancën për Shqiptarët po thellohen përçarjet e brendshme, teksa burime nga brenda partisë konfirmojnë se Ziadin Sela është larguar përfundimisht nga strukturat e partisë. Marrëdhëniet mes Selës dhe kryetarit aktual, Arben Taravari, kanë arritur në pikën e pakthimit pas një sërë mospajtimesh për drejtimin e partisë dhe qëndrimet ndaj Bashkimit Demokratik për Integrim.
Burime politike flasin për “krisje të thella” në kampin opozitar shqiptar, ndërsa disa figura lokale të Aleancës po shqyrtojnë mundësinë e ndarjes apo të krijimit të një grupimi të ri politik.
Në këtë situatë të tensionuar, mbetet për t’u parë nëse Ali Ahmeti do të arrijë të shfrytëzojë momentin për të ulur tensionet në bllokun shqiptar dhe për të forcuar pozicionin e BDI-së në skenën politike.