Aksidentohet një autobus me fëmijë nga Serbia në Bullgari

news
Advertisement

NENTE FEMIJE DHE KATER TE RRITUR JANE PLAGOSUR RENDE

Advertisement

Nëntë fëmijë të mitur nga 7 deri në 12 vjeç dhe katër të rritur u plagosën kur një autobus me targa serbe me 49 pasagjerë në bord shumica fëmijë ra në një kanal dhe u përmbys në një autostradë në Bullgari. Fëmijët pjestarë të ansamblit folklorik JU-LIRA nga Batajnica po ktheheshin nga festivali në qytetin e Nessebarit te shoqeruar me prindërit e tyre.

Ende nuk dihet shkaku i aksidentit i mesnatës të së dielës në autostradat bullgare ku nje autobus me targa serbe që transportonte 49 pasagjerë në bord shumica fëmijë ka dale nga rruga duke perfunduar ne nje kanal. Nëntë fëmijë të mitur nga 7 deri në 12 vjeç dhe katër të rritur u plagosën por nuk raportohet per te vdekur. Sipas dëshmisë të një pasagjereje, autobusi ka dalë nga rruga në momentin kur shoferi për një moment duke biseduar me nje nga prinderit e ka humbur vëmendjen dhe e ka kthyer djathtas autobuzin drejt kanalit.

Fëmijët dhe prinderit e plagosur janë sjellë në spitalin e qytetit Stara Zagora. “Fëmija më i vogël është gjashtë vjeç, më i madhi është 17 vjeç”. Njërit prej pasagjerëve prind i një prej femijëve i është prerë këmba nga mjeket pasi që kishte një amputim. Dy djem të moshës 10 dhe 11 vjeç janë në terapi intensive. Shoferi i autobusit serb të aksidentuar rezultoi negativ për alkool dhe drogë por është ndaluar për 24 orë nga policia.

Ai ka pësuar lëndime të lehta dhe me gjasë ka pasur një thyerje të krahut. Këto janë pamjet e autobusit i zhvendosur nga vendi i aksidentit.Trafiku në zonë është hapur vetëm në orën 09:00 të mëngjesit te se henes për shkak të ndotjes së rrugës me naftë./klanmacedonia.mk/

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.