Aksion policor: Për një natë arrestohen 12 persona në Shkup

news
Advertisement

Mbrëmë, natën mes të premtes dhe të shtunës, zyrtarë policorë nga Njësiti për Trafikim ilegale të Drogave në RSV Shkup, Njësiti për Intervenim të Policisë në SVR Shkup dhe Departamenti për kundërvajtje pronësore dhe delikuencë të të miturve në Njësinë për punë të brendshme Qendër dhe Bit Pazar kanë kryer kontroll në një diskotekë në rajonin e komunës Qendër, me ç’rast janë privuar nga liria 12 persona:

Advertisement

F.S.(21), B.L.(22) të dy nga Shkupi dhe D.Ch.(43) nga Republika e Turqisë, për shkak se kanë poseduar marihuanë, kurse G.N.(41), N.G.(32), D.S.(27), P.K.(24), H.V.(38), A.K.(37) dhe D.S.(23), të gjithë nga Shkupi dhe I.G.(42). nga Manastiri, pasi u është gjetur dhe konfiskuar kokainë dhe T.T.(25) nga Shkupi, pasi tek ai është gjetur marihuanë dhe amfetaminë. Pas dokumentimit të rastit ndaj tyre do të bëhet kallëzimi përkatës, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.