Ali Ahmeti nga Tetova: Më 20 Gusht rretho numrin 11, kapacitetet tona në shërbim të tetovarëve

news
Advertisement

Bashkimi Demokratik për Integrim, sonte në Tetovë ka mbajtur konventën ku janë promovuar kandidatët e Listës për këshilltarë për Këshillin e komunës së Tetovës. Aktivit të BDI-së dhe gjithë të pranishmëve ju drejtua kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, zëvendës kryeministri i parë z. Artan Grubi dhe bartësi i Listës për këshilltarë z. Faton Ahmeti, të cilët kërkuan përkrahjen për Listën e BDI-së për zgjedhjet e 20 Gushtit.

Advertisement

Të tërë kapacitetet tona do të jenë në shërbim të këshilltarëve dhe të drejtuesve të dikastereve që drejtojnë prandaj fitorja e BDI-së në shumicë e këtyre kandidatëve është fitore për qytetarët dhe shqiptarëve sepse Tetova nuk është vetëm e tetovarëve por e të gjithëve, kryeqendër që jep dritë dhe rezaton gjithandej, tha mes tjerave kreu i BDI-së Ahmeti para të pranishmëve.

Këto zgjedhje janë të imponuara pa fajin tonë. Ne as që kemi ditur, as na kanë vënë në dijeni për dobësitë dhe të metat që i kanë, se ne nuk jemi egoist nuk luftojmë për të bërë politika ditore e as nuk kemi punuar për politika ditore. Projektet tona janë afatgjate dhe strategjike, planet tona janë 5 vjeçare, 15 vjeçare, 20 vjeçare, ne nuk bëjmë politkë sot për nesër. Ne kemi investuar në organizim të mirëfilltë dhe në etablim politik të BDI-së me të gjitha profilet dhe specialistët e fushave të nevojshme, prandaj pot ë ishte kërkuar ndihma do u jepeshte dhe tani ne nuk dalim të bëjmë rivalitet dhe të masim forcat sepse nuk ka forcë që na përballon, siç thuhet në një proverbë ‘lum ai që ka mik BDI dhe mjerë ai që e ka kundërshtar’. Pjesëmarrja, organizimi i strukturave këtë e vërteton dhe sigurisht oponentëve po ju dridhen këmbët dhe përsëri nuk e bëjmë për rivalitet, për t’u dukur, e bëjmë për të ndihmuar qytetarët dhe për të ndihmuar kryetarin aktual të qytetit se mandati i tij vazhdon por puna e tij cilësore duhet të rritet sepse tetovarët meritojnë qeverisje të mirë dhe jemi të gatshëm se kemi kapacitete e njohuri që Tetova më mirë të organizohet, komuna më mirë të punojë në drejtim të realizimit të kërkesave të qytetarëve në infrastrukturë, në arsim e shëndetësi sepse të gjitha janë të ndërlidhura. Të tërë kapacitetet tona do të jenë në shërbim të këshilltarëve dhe të drejtuesve të dikastereve që drejtojnë prandaj fitorja e BDI-së në shumicë e këtyre kandidatëve është fitore për qytetarët dhe shqiptarëve sepse Tetova nuk është vetëm e tetovarëve por e të gjithëve, kryeqendër që jep dritë dhe rezaton gjithandej. Projektet dhe premtimet që ne i kemi bërë të behën realitet dhe të mbështeten nga qeveria dhe të inciohen nga këshilltarët dhe këshilli, që sa më suksesshëm të përmbyllim këtë kapitull dhe pas 3 viteve e 4 muajve do matemi në ring se kush do drejtojë komunën në 4 vitet e ardhëshme”, ka theksuar në fjalimin e tij para të pranishmëve kryetari i BDI-së Ali Ahmeti.

Gjuhën e flamurin e kemi bë për çdo shqiptar, Univeristetin e Tetovës për çdo student, çerdhe e spital për secilin qytetarë sepse kështu na ka mësuar Ali Ahmeti dhe do vazhdojmë 0me të njejtin përkushtim, bashkë me kolegët e mi do të qëndrojmë mbrapa Faton Ahmetit dhe këshilltarëve për të realizuar projektet dhe për të ndihmuar administratën për të dalë nga pavarësia e saj dhe nuk duam të shohim qytetin në zgjedhje tjera si pasojë e padijes, tha mes tjerave Grubi.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.