Alsat: Rritet grupi i të pakënaqurve brenda BDI-së!

news
Advertisement

Zgjerohet grupi i pakënaqur brenda BDI-së. Alsat nga burime brenda grupit mëson se listës së të nënshkruarve i është bashkuar edhe Florim Ramadani, anëtarë i Këshillit Kombëtar, i cili jeton dhe vepron jashtë vendit. Sipas të njëjtave burime, Ramadani do t’i bashkohet nismës së thirrur për ndryshime edhe zyrtarisht ditëve në vijim. Në letrën e publikuar të shtunën 20 zytarë të BDI-së kërkuan thirrjen e organeve të partisë, llogaridhënien për mënyrën e funksionimit të ekzekutivit dhe ndërhyrjen e kreut të partisë Ali Ahmeti për tejkalimin e kësaj situate.

Advertisement

Ahmeti një ditë pas publikimit të letrës u deklarua se BDI mund të funksionin edhe pa “grupin e zjarrit” siç e cilëson ai dhe se partia e tij ka themeluar struktura të qëndrueshme dhe të pa lëkundura./Alsat.mk

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.