“Ambasada Amerikane bën njoftimin e rëndësishëm për vizat: Shqiptarët duhet ta dinë këtë!”

News

Ambasada amerikane në Shqipëri ka dalë me një njoftim të rëndësishëm
për të gjithë shqiptarët që duan të ndjekin ndeshjet e Kupës së Botës
2026, që zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada, nga 11 qershori deri
më 19 korrik të vitit të ardhshëm.

“Shtetet e Bashkuara po mundësojnë udhëtime të sigurta dhe të
mbrojtura për sportdashësit ndërkombëtarë që janë të interesuar të vijnë
në Shtetet e Bashkuara për Kupën e Botës FIFA 26, dhe jemi plotësisht të
përgatitur për të përpunuar aplikimet për vizat e vizitorëve.
Ne i inkurajojmë udhëtarët e huaj që kanë nevojë për viza amerikane të
aplikojnë tani”, shkruan ambasada amerikane në Tiranë.
Shqipëria, së bashku me Kosovën, arritën një kualifikim historik në fazën
“play off” të Kupës së Botës dhe tashmë do të duhet të fitojnë edhe 2
ndeshje për të qenë pjesë e kompeticionit më të rëndësishëm në botën e
futbollin. Takimet e fazës “play off” do të zhvillohen në fund të muajit
mars.

Viza për në SHBA/ Ambasada Amerikane bën njoftimin e rëndësishëm për shqiptarët: Ja çfarë duhet të dini

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *