Arrestohet e moshuara, dyshohet se ka djegur një automjet në bulevardin “Maqedonia”

news
Advertisement

Një grua 62-vjeçare nga Delçeva sot është arrestuar pasi e njëjta dyshohet se ka djegur një automjet në bulevardin “Maqedonia” në Delçevë, përcjell TV21. Gruaja me iniciale N.D. është identifikuar përmes video-incizimeve që janë dërguar në polici. MPB njofton se pas mbledhjes së informacioneve, kundër 62-vjeçares do të parashtrohet kallëzim përkatës.

Advertisement

Menjëherë pas shpërthimit të zjarrit, për të cilin është raportuar mëngjesin e sotëm rreth orës 03:45, në vend ka intervenuar ekipi i zjarrfikësve në Dellçevë.
Zjarri është vërejtur fillimisht nga një kalimtar i rastit, i cili thotë se fillimisht ka dëgjuar një shpërthim, pas së cilës automjeti ka filluar të digjet.

“Kemi intervenuar në pjesën e pasme të veturës, e kemi fikur zjarrin me shpejtësi dhe nuk kemi lejuar që të përhapet në pjesën tjetër të veturës”, thonë nga Njësiti i Zjarrfikësve në Dellçevë.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.