Avdiu sot: Rrugaçëri s’e kam quajtur Xhakën, por gjestin

news
Advertisement

Aktivistja Zana Avdiu e ka sqaruar edhe një herë një reagim të saj që ngjalli shumë reagime, ofendime por edhe kërcënime ndaj saj. Ajo ka thënë se nuk e ka quajtur futbollistin shqiptar Granit Xhaka rrugaç, por gjestin e bërë ndaj bankinës serbe.

Advertisement

Aktivistja Avdiu ka thënë se ka pasur mijëra shkase të tjera për të qenë krenarë me futbollistët shqiptarë, por ajo ka thënë, se shoqëria në Kosovë e zgjodhi pikërisht atë foto për t’u ndier krenare.

Ajo ka theksuar se kritikat i bën nga prizmi feminist.

Kritika ime ka qenë ndaj njerëzve që i kanë injoruar faktet që na kanë dhënë dhe na japin krenari. Kemi pasur lojë të shkëlqyeshme të lojtarëve tanë. Kemi pasur një festim dinjitoz të Xhakës dhe Shaqirit. Kemi pasu qindra elemente që na bëjnë krenarë”, ka thënë ajo në emisionin Pressing të T7.

Ajo ka thënë se reagimi i saj i drejtohet shoqërisë.

“Statusi i është shpërndarë i drejtohet shoqërisë, që pavarësisht të gjithave e nxorën atë foto si më të shpërndarën. Kemi njerëz që e nxjerrin atë foto për të treguar fitore ndaj Serbisë”, ka thënë ajo.

E sipas saj, rrugaçëri është gjesti i bërë nga futbollisti shqiptar.

“Më vjen keq që një shoqëri krenohet me një gjest të tillë. Rrugaçëri nuk është quajtur Xhaka, por gjesti, veprimi”, ka thënë ajo.

Sipas Avdiut, me gjestin e bërë nuk krenohet as vetë Xhaka, por këtë e bën një pjesë e madhe e qytetarëve.

Avdiu ka deklaruar se pas raportimit në polici, kërcënimet e saj kanë nisur të bien.

Avokati i saj, Arianit Koci tha se Avdiu ka pranuar në rrjete sociale mbi 11 mijë mesazhe me fyerje e ofendime.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.