Balenciaga është në qendër të sulmeve të njerëzve për shitjen e ‘qeseve të plehrave’ me vlerë 1470 paund/ 1790 dollarë. Shtëpia luksoze spanjolle e modës po i shet çantat e lëkurës së viçit në katër ngjyra të ndryshme duke përfshirë të zezën, të bardhën, blunë dhe të verdhën.
Shumë njerëz kanë nisur të pyesin nëse marka po kryen një eksperiment social, apo thjesht po ”çmend” masat me blerje të tilla. Në faqen e internetit Balenciaga thotë:
Qeska e plehrave është frymëzuar nga një qese plehrash.
Demna Gvasalia, drejtori kreativ i Balenciaga-s tha se ishte dëshira e tij që ta bënte një qese plehrash më të shtrenjtën në botë:
Nuk mund të humbisja një mundësi për të bërë qesen e plehrave më të shtrenjtë në botë, sepse kujt nuk i pëlqen një skandal i modës?