Bashkëpronar i një restoranti, ekzekutohet me armë zjarri 44-vjeçari shqiptar në SHBA

News

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në shtetin e
Michiganit, në SHBA, ku një 44-vjeçar shqiptar është qëlluar për vdekje
me armë zjarri jashtë restorantit ku punonte. Viktima është identifikuar si
Francesk Shkambi, me banim në Howell, i cili ishte menaxher dhe
bashkëpronar i restorantit Prime 7 në Commerce Township.

Sipas raportimeve në mediat amerikane, ngjarja ka ndodhur rreth orës
21:30 me orën lokale, teksa Shkambi u gjet i plagosur rëndë në verandën
e lokalit. Ai u transportua në spital, por ndërroi jetë pak më vonë për
shkak të plagëve nga arma e zjarrit.
Rreth 20 minuta pas ngjarjes, një 65-vjeçar nga Farmington Hills u
dorëzua vetë në polici dhe u vu në pranga pa rezistencë. Hetuesit
sekuestruan një pistoletë 9 mm që dyshohet se është arma e krimit; sipas
autoriteteve, ajo rezultonte e vjedhur më parë.
Policia bën me dije se viktima dhe autori njiheshin personalisht me njëritjetrin dhe se mes tyre kishte një konflikt që ishte përshkallëzuar kohët e
fundit. Shkaku i saktë i përplasjes mes tyre nuk është bërë publik ende,
ndërsa çështja pritet t’i kalojë prokurorisë për ngritjen e akuzave.

Familjarët dhe stafi i restorantit e kanë përshkruar Shkambin si një njeri të
dashur, punëtor dhe të përkushtuar ndaj komunitetit. Restoranti Prime 7
njoftoi se pas ngjarjes do të qëndronte i mbyllur për shkak të ngjarjes së
rëndë..joqalbania

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *