BEFASUESE| Kryeprokurori Jack Smith braktis Gjykatën Speciale për ta hetuar Donald Trumpin

news
Advertisement

Njeriu kryesor që po i ndjek penalisht Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin, tani e tutje do ta ndjek penalisht edhe ish-presidentin amerikan Donald Trump.

Advertisement

Kryeprokurori i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, amerikani Jack Smith, është emëruar nga Prokurori i Përgjithshëm, Merrick B. Garland, si këshilltar i tij special për hetimet kundër presidentit Donald Trump.

Lajmin e ka publikuar gazeta amerikane “The New York Times”, përcjell Demokracia.com.

NYT shkruan se Prokurori i Përgjithshëm njoftoi për vendimin e tij që ta emëroi Jack Smith, ish-shefin e seksionit të integritetit publik të Departamentit të Drejtësisë, vetëm disa ditë pasi ish-presidenti Donald J. Trump njoftoi se do të kërkojë sërish që të vihet në krye të Shtëpisë së Bardhë në vitin 2024.

“Prokurori i Përgjithshëm, Merrick B. Garland, ka emëruar një këshilltar special për hetimet e Trump”, thuhet në raportimin e NYT, duke treguar që ky këshilltar është Jack Smith, i njohur në SHBA për hetime kryesisht “penalo-politike”.

Jack Smith aktualisht është në krye të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë.

Smith është edhe njeriu që kishte bërë publik njoftimin kontrovers se zyra e tij kishte deponuar aktakuzë kundër Thaçit në ditën kur ai ishte nisur drejt Uashingtonit për ta negociuar marrëveshjen finale me Serbinë në Shtëpinë e Bardhë, e cila drejtohej nga ish-presidenti Donald Trump, që tani po ashtu do ta hetohet prej tij. /Demokracia.com/

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.