Berberi nga Mitrovica bën gjestin human për voglushin e sëmurë

news
Advertisement

Një berber nga Mitrovica i quajtur Riad Sinani, ka kryer një gjest human e bamirës, për të ndihmuar me fondet për kurimin e një vogëlushi 2 vjeçar, i prekur nga një sëmundje e rëndë në kokë.

Advertisement

Në ditën e tij të pushimit (e diela e djeshme) berberi e ka hapur dyqanin dhe të gjitha fitimet e mbledhura nga qethjet, ia ka dorëzuar familjes së vogëlushit, i quajtur Joel. Berberi ka arritur të mbledhë një shumë prej 1769 eurosh, të cilat ia ka dorëzuar familjarëve të të miturit. Ky i fundit aktualisht ndodhet në Turqi, ku dhe do të kurohet.
Sa mirë kur mes shqiptarëve ka bamirësi e humanizëm!

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.