Biblioteka spektakolare e Dubait, koleksione mbresëlënëse dhe miliona tituj të ekspozuar

news
Advertisement

Biblioteka “Mohammed Bin Rashid” është një nga atraksionet e reja më mbresëlënëse të Dubait.

Advertisement

Arkitektura e saj ofron pamjen e një oazi të qetë ku vizitorët mund të shfletojnë një libër të mirë, të studiojnë ose të njihen me dorëshkrimet e rralla, që ekspozohen në një hapësirë të veçantë.

Biblioteka e re ka mban emrin e sundimtarit të Dubait, Sheikh Mohammed bin Rashid dhe ka kushtuar rreth 272 milionë dollarë. Më shumë se 1.1 milionë libra të shtypur dhe dixhitalë janë vendosur në objektin prej 54,000 metrash katrorë, që rendidet krahas Bibliotekës së Londrës dhe asaj të Egjiptit.

E vendosur në përroin e Dubait në Al Jaddaf, pranë kantiereve detare ku artizanët kanë bërë me dorë veglat tradicionale prej druri për dekada, ndërtesa duket si një libër i hapur, por në fakt është frymëzuar nga një pjesë e librit rehl që përdoret për të mbajtur Kuranin e Shenjtë.

Objekti është shtëpia e nëntë bibliotekave të veçanta, të dedikuara për gjithçka, nga media dhe arti deri te titujt e biznesit, periodikët ndërkombëtarë, hartat dhe atlaset, librat për fëmijë dhe të rinj, si dhe një koleksion thesaresh të çmuara arkivore.

Koleksioni i veprave është ende duke u ndërtuar, por tashmë mburret me disa shifra mbresëlënëse.
Krahas librave shumëgjuhësh të printuar dhe dixhitalë, vizitorët mund të kenë qasje në më shumë se gjashtë milionë disertacione, 73,000 partitura muzikore, 75,000 video, 35,000 revista ndërkombëtare të shtypura dhe dixhitale dhe mbi 5,000 periodikë historike që përfshijnë 325 vjet.

Dhe kur keni nevojë për një pushim pas një studimit të gjatë, ka edhe një kafene. Hyrja është falas për të gjithë, vendasit dhe turistët, por biletat duhet të rezervohen paraprakisht.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.