Biden premton pasoja pas vendimit të OPEC

news
Advertisement

SHBA ka kërkuar që prodhimi i naftës të mos shkurtohet pasi kjo mund të çojë në ngrirjen e marrëdhënieve me Arabinë.

Advertisement

Presidenti Joe Biden ka deklaruar se do të ketë pasoja për marrëdhëniet me Arabinë Saudite pasi OPEC + njoftoi javën e kaluar shkutimin e prodhimin të naftës për shkak të kundërshtimeve të SHBA. Njoftimi i tij erdhi pasi senatori i fuqishëm demokrat Bob Menendez, kryetar i Komitetit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, tha se Shtetet e Bashkuara duhet të ngrijnë menjëherë të gjithë bashkëpunimin me Arabinë Saudite, përfshirë shitjen e armëve.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, tha se do të kryhej një rishikim i politikës, por nuk dha asnjë afat kohor për veprim ose informacion se kush do të drejtonte rivlerësimin. Shtetet e Bashkuara do të vëzhgojnë nga afër situatën gjatë javëve dhe muajve të ardhshëm, u shpreh ajo.

OPEC+ njoftoi planet për një ulje të prodhimit të naftës javën e kaluar. Shtetet e Bashkuara akuzuan Arabinë Saudite për përkrahje të Rusisë , e cila kundërshton një kufi perëndimor mbi çmimin e naftës ruse të nxitur nga pushtimi i Ukrainës.

Zyrtarët amerikanë ishin përpjekur të bindin partnerin e tyre më të madh arab që të hedhë poshtë idenë e një shkurtimi të prodhimit, por sundimtari defaktor i Arabisë Saudite, Princi i Kurorës Mohammed bin Salman, nuk e pranoi një gjë të tillë.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price ka bërë të ditur se administrata e Bidenit nuk do t’i heqë sytë nga kërcënimi i paraqitur nga Irani ndërsa rishikon marrëdhëniet e Uashingtonit me Arabinë Saudite pas vendimit të OPEC+ për të ulur prodhimin e naftës.

Kritikët e OPEC-ut kanë argumentuar se kufizimet e prodhimit rrisin çmimet e naftës globalisht, gjë që gjeneron më shumë të ardhura për Rusinë që të vazhdojë të financojë luftën e saj në Ukrainë, pavarësisht sanksioneve perëndimore ndaj ekonomisë së saj. Tensionet midis Arabisë Saudite dhe SHBA-së vijnë tre muaj pasi Biden vizitoi Arabinë Saudite dhe u takua me liderët e saj më të lartë.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.