DIMËR POLAR PO VJEN MË HERËT SE KURRË: BALKANI PËRPARA GODITJES SË MADHE TË ACARIT!
Balkani po përballet me një ndryshim të menjëhershëm dhe dramatik të motit, me sinjalet e para se dimri i këtij viti mund të mbërrijë shumë më herët – dhe shumë më i ashpër se zakonisht.
Pas një periudhe të gjatë me ditë të qeta dhe relativisht të ngrohta të nëntorit, modelet meteorologjike paralajmërojnë përkeqësim të shpejtë të kushteve, me zbarkim të valëve të acarit, ciklone të fuqishme dhe reshje të dendura bore.

Rënia e temperaturave nis pas fillimit të qetë të muajit
Sipas portalit slloven Siol.net dhe meteorologut Rok Nosan nga Meteoinfo, duke nisur nga data 15 nëntor, rajoni do të jetë nën ndikimin e sistemeve frontale dhe ciklonike që do të sjellin reshje më të shpeshta. Masa të ftohta ajrore nga veriu do të depërtojnë drejt Evropës jugore, duke krijuar terren për kushte të vërteta dimërore ditët në vijim.
Polari i Veriut “po çahet” më herët se zakonisht
Eksperti Andrej Flis nga Severe Weather Europe paralajmëron se mekanizmi kryesor i dimrit – vorbulla polare – po dobësohet shumë më herët se normalisht. Dobësimi i këtij sistemi të madh atmosferik, i cili zakonisht mban masat e ftohta të bllokuara mbi Arktik, po lejon zbarkimin e acarëve drejt gjerësive jugore.
Meteorologët sinjalizojnë edhe shenja të një ngrohjeje të hershme të stratosferës – një indikator që rrit ndjeshëm rrezikun e “shpërthimeve” të ajrit arktik mbi Ballkan.
Borë edhe në ultësirat më të ngrohta të rajonit
Java e ardhshme pritet të sjellë dy valë të forta të motit: të parën të martën në mbrëmje, ndërsa të dytën nga e enjtja deri të premten.
Modelet e Meteologix tregojnë se niveli i reshjeve të borës mund të ulet shumë, duke mundësuar borë madje edhe në zonat më të ulëta. Në rajon, sipas meteorologëve, fjollat e para mund të shfaqen mes 17 dhe 24 nëntorit.
A po rikthehen dimrat e egër të viteve ’80?
Ekspertët paralajmërojnë se Evropa mund të hyjë në një dimër që i ngjan atyre të viteve 1980 – me periudha të gjata temperaturash shumë të ulëta dhe reshje të mëdha bore.
Edhe pse parashikimet afatgjata mbeten të paqëndrueshme, një gjë është e sigurt: gjysma e dytë e nëntorit 2025 do të jetë dukshëm më e ftohtë, më e trazuar dhe shumë më e paqëndrueshme se ditët e deritanishme.
Ballkani e hap sezonin e dimrit më herët — dhe me intensitet polar
Rajoni duket se po e nis zyrtarisht kapitullin e dimrit shumë më herët nga sa pritej – dhe këtë herë, me forcën e vërtetë të Arktikut.