Çfarë tregon mbyllja e syve për raportet Rama-Kurti? Ja si e komenton Nazarko

news
Advertisement

Opinionisti nga Shqipëria, Mentor Nazarko, ka komentuar gjestin e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, i cili ia mbylli sytë sot homologut të tij nga Kosova, Albin Kurti.

Advertisement

Nazarko tha se sjellja e Ramës ishte një gjetje komunikative, por në pikëpamjen përmbajtjesore është tregues i marrëdhënieve të mira në mes të dy liderëve.

“Gjetjet komunikative në kohën e rrjeteve sociale janë gjetje të cilat ofrojnë shumëkuptimësi që do të thotë se palët gjejnë interpretime gjejnë interpretime që iu duken shteruese për veprime si këto”.

“Unë mendoj se thelbi i këtij gjesti të Ramës që vjen në politikë nga artet vizuale, pra do të thotë që interpreton më mirë edhe epokën e rrjeteve sociale por edhe gjetjen virale që funksionojnë në këtë epokë, është një tregues për opinionin publik në të dy anët e kombit se marrëdhënia e tyre vazhdon të jetë e mirë”, është shprehur Nazarko në Klan Kosova.

Tutje, ai komentoi edhe reagimin e Kurtit, i cili sipas Nazarkos u soll me dinjitet dhe inteligjencë, teksa shtoi se një sjellje e tillë do të ishte e pazakontë nëse do ta bënte dikush tjetër, por tha se për Ramën që është një interpretues i mirë i rrjeteve sociale, ishte një gjest taman i tij.

“Por, siç e thashë, ne do të duhej të merremi vetëm me atë që është domethënia me qartë nga logjika normale që ishte një gjest për të treguar se marrëdhëniet e tyre janë normale”, është shprehur Nazarko.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.