CIA vret liderin e Al-Kaedës në një sulm me dron

news
Advertisement

Shtetet e Bashkuara kanë vrarë liderin e Al-Kaedës, Ayman al-Zawahiri, në një sulm me dron në Afganistan, ka konfirmuar presidenti Joe Biden.

Advertisement

Ai u vra në një operacion kundër terrorizmit të kryer nga CIA në kryeqytetin afgan, Kabul të dielën

Biden tha se Zawahiri kishte “gdhendur një gjurmë vrasjesh dhe dhune kundër qytetarëve amerikanë”.

Al-Zawahiri është ngjitur në krye të Al-Kaidës pas vrasjes së Osama bin Ladenit nga forcat amerikane në maj të vitit 2011.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se presidenti amerikan, Joe Biden do të japë detaje për operacionin në Afganistan në orët në vijim.

Në të njëjtën kohë, një zëdhënës i talebanëve ka raportuar se një sulm me dron amerikan ka ndodhur të shtunën në një zonë me banorë në Kabul
Ai e ka përshkruar sulmin si shkelje e pastër e parimeve ndërkombëtare.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *