Deputetja Musliu: Qeveria e Kosovës nuk është serioze karshi dialogut

news
Advertisement

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu , bë një interviste për KALLXO.com, ka vlerësuar se Qeveria e Kosovës është jo transparente me Kuvendin dhe qytetarët sa i përket dialogut dhe planit për të dalë nga situata e krijuar në lidhje me targat ilegale të automjeteve të vozitësve nga komuniteti serb.Musliu tha se mos transparenca e Qeverisë është e frikshme dhe mund të ketë pasoja për vendin. “Kjo qeveri është kaq e paparashikueshme, kaq pa plan sa që duhet të lutemi mos të ndodh më e keqja. Vetë futja e Kosovës në problemin e targave tregon prap po kthehem te mos serioziteti i Qeverisë së Republikës së Kosovës karshi dialogut. Nuk ka qenë momenti që çështja e targave të dramatizohet kaq shumë kur ne ishim duke dialogu për marrëveshjen finale mes Kosovës e Serbisë. Tani ne e kemi kthy komplet dialogun tek targat dhe tash në pamundësi për ta zgjidhur problemin e targave ne po e mënjanojmë temën e targave dhe po thirremi te marrëveshja finale” – u shpreh ajo.Deputetja Musliu e cila është edhe kryetare e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë shtoi se çështja e veriut, çështja e targave nuk janë çështje që janë mbyllur në sirtar dhe që kanë pritur që Albin Kurti t’u bëjë zgjidhje.“Gjendja aktuale në Kosovë është e brishtë përshkallëzimi është i mundur nga momenti në moment është një pasiguri totale te qytetarët e Republikës së Kosovës. Vetë fakti që ne si përfaqësues të tyre në Kuvendin e Republikës së Kosovës, vetë fakti që Kuvendi si organi më i lartë legjislativ në vend nuk ka asnjë informacion se çka është ka ndodh në Bruksel kjo tregon për gjendjen në të cilën jemi. Prandaj pasiguria është evidente jo vetëm te institucionet por te çdo qytetar i vendit”, shtoi Musliu duke potencuar se përshkallëzimi pritet në çdo moment.Musliu tha se nuk ka arsye “për ta provokuar luftën dhe destabilizimin e vendit”.
Sipas saj luftën që e kanë fituar në front nuk guxojnë ta humbin në tavolinë.Sa i përket kthimit të serbëve të dorëhequr në institucione nëse arrihet një marrëveshje mes dy vendeve, Musliu tha se sa u përket policëve të cilët kanë zhveshur uniformat ata nuk duhet të kthehen në institucione, kurse për zyrtarët e institucioneve tjera tha se duhet të gjendet një formulë se si do të kthehen në vendet e tyre të punës.“Një polic që kur t’i teket e veshë e kur t’i teket e zhveshë uniformën e policisë për mua bën rrezik për vendin” – theksoi Musliu.Musliu vlerësoi se PDK ka qenë dhe është e gatshme të kontribuojë në qetësimin e situatës.Me kërkesë të ShBA-së, Qeveria e Kosovës ka shtyrë për 48 orë fillimin e zbatimit të fazës së dytë për targat – gjobitjen e vozitësve serbë që bartin targa ilegale në automjetete e tyre.Kosova dhe Serbia të hënën në Bruksel nuk arritën marrëveshje për këtë çështje.Kosova është në 48-orëshin që ia premtoi SHBA-ve dhe ende mbetet paqartë se kur ose nëse do të fillojë faza e shpërndarjes së gjobave për drejtuesit e automjeteve me targa ilegale.Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se sot në Bruksel ndodhet zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.Kurti ka thënë se Bislimi atje mund të ketë një takim, në përpjekje që brenda këtyre 48 orëve të arrihet dakordimi për çështjen e targave.Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se ka filluar takimi mes zëvëndëskryeministrit të Kosovës për dialog, Besnik Bislimi dhe kryenegociatorit serb, Petar Petkoviq.Përmes një postimi në Twitter, Lajçak ka thënë se shpreson që të arrihet një zgjidhje.

Advertisement
Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.