Detaje të panjohura nga rinia e Sali Berishës – Ja kush e solli në Tiranë dhe e futi në Politik!

News

Duket e pabesueshme, por për Sali Berishën është shkruar në shtyp që në vitin 1959. Një artikull i botuar në gazetën e kohës “Bashkimi”, me titull “Ëndrra po realizohet”, i kushtohej një adoleshenti nga Tropoja që priste me padurim bursën për të studiuar në Tiranë.
Në vitin 2015, gazeta DITA kontaktoi autorin e shkrimit, Murat Gecaj, i cili konfirmoi autenticitetin e artikullit, të botuar në nëntor të vitit 1959, plot 56 vite më parë.

Në shkrim përshkruhet rrugëtimi i Saliut të ri, nxënës i shkollës 7-vjeçare “Asim Vokshi” në Tropojë, i cili kishte kërkuar vetë bursë për politeknikumin mjekësor të Tiranës. Momentin e nisjes drejt kryeqytetit, autori e përshkruan si një përzierje emocionesh mes mallëngjimit për familjen dhe gëzimit për të ardhmen.
“Makina kaloi Alpet dhe udhëtonte nëpër fushat e gjera të atdheut… Ai shkonte për herë të parë në kryeqytetin tonë, në Tiranën e bukur”, shkruhet në artikull.
Sot, ish-studenti i Mjekësisë është ndoshta i vetmi ish-komunist i viteve ’60 që vijon të jetë aktiv në politikën shqiptare. Ndërsa hyrja e tij në politikë lidhet me Ramiz Alinë, ardhja e tij në Tiranë lidhet me një mjek nga Tropoja.
Sipas burimeve lokale, ishte doktor Rexhep Ndoçi ai që ndërhyri që Sali Berisha të fillonte studimet në Tiranë në vitin shkollor 1958–1959.
Vetë Berisha rrallë flet për këtë periudhë të hershme të jetës. Një nga përjashtimet ishte intervista e dhënë për Sonila Meçon në dhjetor 2013, ku ai rrëfeu për fëmijërinë, lidhjen e fortë me librat dhe rolin vendimtar të motrës dhe nënës në formimin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *