Dimër i vështirë, një metër dru shkon deri në 100 euro

news
Advertisement

Një metër dru në Prishtinë është duke u shitur nga 70 deri në 100 euro. Qytetarët pavarësisht çmimit të ngritur janë të detyruar të blejnë, pasi që sipas tyre, me paralajmërimet për mungesë të energjisë opsion i vetëm është ngrohja me dru.

Advertisement

Mediat vendase shkruajnë se vitin e kaluar një metër dru ka kushtuar 30 euro.

“Kam ardhur me i marr do dru për dimër, çmimi është shumë i shtrenjtë i pa përballueshëm, 70, 75 deri në 80 euro shkon çmimi. Vitin e kaluar e kemi paguar 30 deri 35 më së shumti”, ka thënë një banor i Prishtinës.

Kosova ndodhet në vështirësi përsa i përket furnizimit me energji elektrike. Një muaj më parë qeveria u detyrua të kufizonte oraret, duke bërë ndërprerje disa orëshe, ndërsa dimri besohet se do të jetë më i vështirë.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.