Do t’i publikojmë gjithë politikanët e përzier në biznesin e kazinove. Ja kush e thotë

news
Advertisement

Lëvizja kundër lojërave të fatit njoftoi se do t’i publikojë të gjithë emrat e pronarëve dhe të gjithë të përfshirëve në kazinotë në vend, për të parë se kush qëndron pas lojërave të fatit në Maqedoni dhe kush i mbron ato.

Advertisement

Ne përgatitemi për të gjithë shefat, si të thuash, nga politika deri tek personi më i vogël i përfshirë në lojëra të fatit. Do t’i publikojmë me emër dhe mbiemër. Gjithashtu, jemi në fazën e fundit të përgatitjeve për protestën që planifikojmë të mbajmë përpara qeverisë dhe kuvendit. Është e vërtetë që në Qeveri ka edhe politikanë që janë të përfshirë dhe njerëz të politikës, por të gjithë këta emra do t’i publikojmë, thotë Yushi Emurlau nga “Lëvizja kundër lojërave të fatit”.

Në Maqedoni nuk votohet qëllimisht ligji për lojërat e fatit, thotë Yushi Emurlau, i cili shton se aty po pastrohen para të pista, nga të cilat përfitojnë ata që merren me këtë.

Deri më tani këtë vonesë e ka bërë qeveria, duke filluar nga qeveria e deri te Ministria e Financave. Ligji kaloi në komisionin e buxhetit dhe financave, por u shty dhe u kthye në qeveri. Prej disa muajsh ligji është në sirtarët e Ministrisë së Financave dhe nuk e sheh të nevojshme dërgimin e ligjit në kuvend. Prandaj apelojmë që ky ligj të dërgohet urgjentisht në Kuvendin e Maqedonisë, pasi është përgatitur, 500 metra është linja ajrore për të arritur atje. Edhe pse ne nuk e pranojmë këtë ligj, ai duhet të dërgohet në Kuvend për të parë kush janë ata persona që janë kundër ligjit të ri për mbylljen e kazinove në Maqedoni, thotë Emurlau./skopjeinfo.mk/

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.