Një arritje e jashtëzakonshme që padyshim është shoqëruar me festën në
fushë të futbollistëve kuqezi. Por jo të gjithë kanë qenë duke festuar.
Ndërsa lojtarët përgëzonin njëri-tjetrin dhe gjithashtu edhe poshtë
tribunës së ultrasve që kishin udhëtuar për të parë ndeshjen, Armando
Broja nuk mori pjesë në festë.
Lojtari ishte dukshëm i zhgënjyer për paraqitjen e tij në këtë ndeshje dhe
u shfaq i përlotur ndërsa të tjerët festonin.