E sheh diellin për vetëm një orë në ditë. El Chapo’ kërkon të fitojë lirinë

news
Advertisement

Joaquín “El Chapo” Guzmán po përpiqet që të dalë nga burgu. Ai ka kërkuar një procedurë të re për t’u gjykuar, sipas dosjes 09-CR-466. Capo është duke vuajtur një dënim të përjetshëm në një nga burgjet më të sigurta në botë, burgjet e Shteteve të Bashkuara, Institucioni Maksimal Administrativ ose e njohur ndryshe ‘ADX Florence’.

Advertisement

Bashkëthemeluesi i kartelit Sinaloa, sado e pamundur të duket, kërkoi të lirohej menjëherë, duke argumentuar për parregullsi në procedurat e transferimit të tij nga Meksika në Shtetet e Bashkuara. Ndër parregullsitë e përmendura nga ‘capo’ është edhe refuzimi për të kërkuar të drejtën e tij për ndihmën efektive të një avokati. Çuditërisht, dokumenti është nënshkruar vetëm nga El Chapo dhe avokati i tij, Mariel Colón Miró.

Joaquín Guzmán Loera, i njohur më mirë si “El Chapo”, është ndoshta trafikanti më i njohur i drogës që ka parë ndonjëherë Meksika. Për më shumë se 30 vjet, Guzmán Loera trafikoi tonelata droge nga Amerika Qendrore në Meksikë dhe prej andej në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada. Ai e bëri atë në çdo mënyrë të mundshme: në anije peshkimi, aeroplanë të krijuar për të shmangur radarët, makinat e pasagjerëve, trenat e mallrave, nëndetëset, traktorët, madje dhe tunelet.

Megjithëse lideri i kartelit të fuqishëm Sinaloa ndodhet në burg në Shtetet e Bashkuara duke vuajtur një dënim të përjetshëm, trashëgimia e tij është rrënjosur në mesin e një pjese të popullsisë së Culiacán, të cilët edhe festojnë ditëlindjen e tij.

Guzmán Loera u ekstradua në Shtetet e Bashkuara në janar 2017, kur u zhvilluar edhe i ashtuquajturi “gjyqi i shekullit”, gjatë të cilit dëshmuan trafikantë të tjerë droge nga Meksika dhe Kolumbia që zbuluan shumë të reja rreth kartelit Sinaloa.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.