E trishtë: Makineria e brumit i tërheq shallin, mbytet gruaja. Arsyeja prekëse pse e mbante në qafë

News

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në mëngjes në një furrë buke në
Larisa të Greqisë, ku një 49-vjeçare humbi jetën në mënyrë tragjike gjatë
punës.

Mbante shallin që e mbyti, për shkak të dhimbjeve të qafës
Shalli që mbante në qafë u ngatërrua në makinën e brumit në momentin
që po e pastronte. 49-vjeçarja Zoí L. mbante prej vitesh shall rreth qafës,
pasi vuante nga problemi në qafë dhe ngrohtësia e tyre e qetësonte.

Prej shumë vitesh, ajo pastronte çdo ditë cilindrin e makinës së brumit,
sapo mbaronte bashkë me motrën përgatitjen dhe pjekjen e produkteve
të furrës. Ishte një proces që me kalimin e kohës e kryente thuajse
mekanikisht. Por dje kjo rutinë e përditshme u kthye në tragjedi, kur shalli
iu ngatërrua në cilindër dhe u shndërrua në lak që e mbyti, pasi makina e
brumit po punonte në momentin e pastrimit.

“Morën thikën dhe prenë shallin për ta zhbllokuar…”, tregoi një i afërm i
49-vjeçares.
Në një foto të publikuar nga media grekw, shihet një pjesë e shallit të
mbetur e ngatërruar te makina e brumit.
Vdekja erdhi nga shtrëngimi i shallit

Ekspertiza mjekoligjore konfirmoi se shalli funksionoi si lak, duke i
shkaktuar vdekje të menjëhershme nga mbytja.
E gjeti fqinja që shkonte çdo mëngjes për bukë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *