Edhe një shpërthim në Mitrovicën e Veriut

news
Advertisement

Një shpërthim i fundit ka ndodhur rreth orë 20:30 në afërsi të ndërtesës ku ndodhet Komisioni Komunal Zgjedhor në Mitrovicën e Veriut.

Advertisement

Mjeti shpërthyes është hedhur në afërsi të objektit ku ka policë dhe gazetarë, por fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Për shkak të errësirës, nuk dihet se nga është hedhur ky mjet, por nga shpërthimi i fortë, janë shqetësuar policë dhe gazetarë.

Objekti ku ndodhet Komisioni Komunal Zgjedhor është në lagjen “Suhodoll” në afërsi të Tre Rrokaqiejve në afërsi të lumit ‘Ibër’ në veri të Mitrovicës, transmeton RTK.

Ndërkohë, Policia e Kosovës së bashku me atë të EULEX-it, me njësitet për deminim, kanë hyrë brenda në objekt.

Aty ndodhet ende një mjet i pashpërthyer dhe ekipet e deminimit kanë hyrë për ta çaktivizuar këtë mjet që dyshohet të jetë shpërthyes.

Tash për tash situata është relativisht e qetë por mjaft e tensionuar.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka konfirmuar se pasditen e së martës, ndodhën disa incidente në Zubin Potok dhe Mitrovicë të Veriut, derisa zyrtarët policorë po i shoqëronin autoritetet zgjedhore në këto dy komuna, të banuara me shumicë serbe.

Policia tha se persona, grupe dhe të dyshuar të maskuar, dëmtuan zyrat e komisioneve komunale zgjedhore në veri të Kosovës.

Sipas këtij institucioni, në këto incidente janë përdorur “mjete të rrezikshme, përfshirë granata dore të prodhimit jugosllav”.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.