Fitore spektakolare e Lëvizjes Vetëvendosje në këto zgjedhje, por vëmendja tek lista e kandidatëve po zbulon surpriza të mëdha.
Një ndër emrat që po bie në sy për mbështetje masive është këngëtarja e dashur për publikun, Edona Llalloshi.
Edhe pse jemi ende në fazat e para – me vetëm rreth 13% të kutive të votimit të procesuara nga QNR e KQZ – trendi duket se është në favor të plotë të artistes.
Në bazë të të dhënave aktuale, Edona renditet e 18-ta si më e votuara në listën e VV-së, duke dëshmuar se elektorati i ka besuar dukshëm votën edhe këtë herë.
Kë lë pas Edona?
Ajo që bën përshtypje në këtë fazë të numërimit, është fakti se Edona Llalloshi ka lënë pas (të paktën deri në këto momente) figura të njohura politike dhe publike nga lista e VV dhe GUXO.