Lëvizja Vetëvendosje pritet të hyjë në zgjedhjet e 28 dhjetorit me një listë të përforcuar kandidatësh, ku përfshihen figurat më të votuara dhe më të njohura të subjektit.
Sipas burimeve tona, 10 emrat e listës së VV-së pritet të jenë këta:
10 kandidatët e pritur të VV-së:
Albin Kurti
Glauk Konjufca
Hekuran Murati
Albulena Haxhiu
Xhelal Sveçla
Donika Gërvalla-Schwarz
Shqipe Selimi
Mimoza Kusari-Lila
Avni Dehari
Arben Vitia
Lista konsiderohet si kombinim i figurave të rëndësishme të qeverisjes, deputetëve aktualë dhe emrave me ndikim të madh elektoral. Përzgjedhja pritet të finalizohet zyrtarisht nga VV në ditët në vijim, ndërsa gara e 28 dhjetorit pritet të jetë ndër më të komentuarat në vitet e fundit.