Eksluzive: Musa Xhaferi zgjidhet kryetar i Këshillit Mbikqyrës në BDI

news
Advertisement

Sipas burimeve të portalit monitor.mk, antarët e zgjedhur në Këshillin Mbikqyrës të BDI-së kanë mbajtur mbledhjen e tyre të parë ku nga rradhet e veta kanë zgjedhur Musa Xhaferin si kryetar të këtij organi partiak.

Advertisement

Sipas statutit të BDI-së, kryetari i Këshillit Mbikqyrës është me automatizëm edhe antar me të drejtë vote në Kryesinë Qendrore të partisë, pra përmes këtij organi Musa Xhaferi do jetë antar i Kryesisë Qendrore të BDI.

Gjatë kësaj fundjave BDI mbajti mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm ku zgjodhi organet partiake konform kërkesave të parashtruara përmes letrës publike nga i ashtuquajturi “Grupi i Zjarrit” i cili udhëhiqet nga treshja Musa Xhaferi, Izet Mexhiti dhe Blerim Bexheti.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.