Ekstradimi i bosit turk të kriptomonedhave, flet gazetari: Faruk Fatih Özer i janë vjedhur para në Shqipëri!

news
Advertisement

Ndonëse Gjykata e Elbasanit vendosi ta ekstradonte turkun e famshëm Fatih Faruk Ozer, i cili akuzohet për një mashtrim të madh me vlerë rreth 2 miliardë dollarë, detaje të reja kanë ardhur nga një gazetar turk.

Advertisement

Ai ka zbuluar se në fakt Ozer është gjurmuar për shumë kohë me radhë nga ana e policisë turke në vendin tonë derisa ata kanë rënë në gjurmët e tij dhe më pas i kanë kërkuar policisë shqiptare që ta vënë në pranga. Por gazetari i njohur turk ka hedhur të dhëna mjaft interesante në lidhje me ndalimin dhe arrestimin e tij për të bërë me dije kështu faktin se paratë që ai kishte iu kanë rrëmbyer biznesmenit, por pa treguar se kush ua ka marrë ato, shqiptarët apo policia turke që po e ndiqte.

Kështu gazetari turk, Cevheri Guven, i cili është duke publikuar përmes kanalit të tij të YouTube skandale të shumta në vend, ka zbuluar detaje në lidhje me mënyrën e kapjes së Ozerit në Shqipëri si edhe “fatin” e qindra miliona dollarëve që ai mbante në një server në formë kriptomonedhash.

Përmes një videoje të publikuar dje në “YouTube”, Guven shpjegon se Turqia nisi një ekip të posaçëm disa muaj më parë për kapjen e Ozerit në Shqipëri, të cilët pas ndjekjes së konstatimit, njoftuan policinë shqiptare për kryerjen e arrestimit.
Sipas gazetarit në fjalë, fill pas arrestimit, kur ishte e qartë që ai do të nisej për në Turqi, i njëjti ekip i ardhur prej andej, e detyroi fillimisht që të dorëzonte paratë e vjedhura tek ata.

“Këto para nuk u morën për t’iu kthyer turqve, që ishin mashtruar prej kreut të THODEX-it, por u morën për të shkuar në xhepa të tjera. Në fillim, e lanë të vjedhë dhe të mashtrojë, pastaj shkuan e kapën në Shqipëri, i vodhën paratë që kishte vjedhur nga turqit dhe tani po e çojnë në Turqi”, tha Cevheri Guven në videon e tij.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.