EVN shpjegon: Kështu formohet shuma e faturës së energjisë elektrike që e harxhoni

news
Advertisement

EVN Maqedoni përmes faqes së saj zyrtare publikoi një sqarim se si formulohet shuma e përgjithshme e një fature të energjisë elektrike.

Advertisement

Sipas vendimit të Komisionit Rregullativ të Energjisë për Furnizuesin Universal, nga 01.07.2022 futen ndryshime të caktuara në sistemin tarifor për energjinë e konsumuar.

Për t’ju informuar se nga vjen shuma totale e faturës së energjisë elektrike, më posht do të gjeni informacion të detajuar për konsumin tuaj, por edhe për mënyrën se si tarifohen kilovat orët e konsumuara në tarifë të lartë dhe të ulët.

Fatura e energjisë elektrike tregon veçmas llogaritjet për:
– energji elektrike e konsumuar dhe
– tarifa për përdorimin e sistemit të transmetimit dhe shpërndarjes.

Energjia elektrike e konsumuar fillimisht ndahet në:
– konsumi me tarifë të lartë dhe
– konsumi me tarifë të ulët

Për të gjithë sasinë e energjisë elektrike të konsumuar me tarifë të ulët, aplikohet çmimi i vetëm prej 0,6193 den për kWh, pavarësisht nga konsumi.
Tek amvisritë(familjet), si kategori e veçantë konsumatorësh, e gjithë sasia e energjisë elektrike e konsumuar me tarifë të lartë ndahet në blloqe konsumi dhe çdo bllok ka një çmim të ndryshëm.

Blloqet në konsum të lartë(kur periudha e leximit është 30 ditë), janë:
– Blloku 1: nga 0 kWh në 210 kWh
– Blloku 2: nga 211 kWh në 630 kWh
– Blloku 3: nga 631 kWh në 1050 kWh
– Blloku 4: nga 1051 kWh e lart

///për shembull: nëse një konsumator ka konsumuar 700 kWh në një tarifë të lartë, ato do të ndahen si më poshtë:
– Blloku 1 (0 – 210): 210 kWh
– Blloku 2 (211 – 630): 420 kWh
– Blloku 3 (631 – 1050): 70 kWh

Energjia e konsumuar nga çdo bllok shumëzohet me çmimin përkatës që vlen për atë bllok dhe kështu fitohet kompensimi total për energjinë e konsumuar. Çmimet për çdo bllok janë si më poshtë:
– Çmimi për kWh në bllokun 1: 4.3484 den.
– Çmimi për kWh në bllokun 2: 4.7017 den
– Çmimi për kWh në bllokun 3: 5.2877 den
– Çmimi për kWh në bllokun 4: 14.1025 den

Shpjegim shtesë i blloqeve, në varësi të periudhës së leximit:

Blloqet e paraqitura më sipër janë të vlefshme për konsum mujor, pra 30 ditë.
Nëse, kur lexoni njehsorët, periudha nuk është 30 ditë, por më e shkurtër (për shembull, 29 ditë) ose më e gjatë (për shembull, 32 ditë), atëherë blloqet zgjerohen ose ngushtohen.

Gjatë këtij “zgjerimi” apo “ngushtimi” të blloqeve merret si fiks konsumi mesatar ditor, i cili fitohet kur konsumi mujor (30 ditë) pjesëtohet me numrin e ditëve. Kështu, për çdo bllok merret konsumi mesatar ditor:
– Blloku 1 (0 – 210): 210 kWh : 30 ditë = 7 kWh/ditë
– Blloku 2 (210 – 630): 420 kWh : 30 ditë = 14 kWh/ditë
– Blloku 3 (630 – 1050): 420 kWh : 30 ditë = 14 kWh/ditë

Nga këtu, nëse periudha është 28 ditë, blloqet mujore do të jenë:
– Blloku 1: 28 ditë x 7 kWh/ditë = 196 kWh; do të thotë Blloku 1 (0 kWh – 196 kWh)
– Blloku 2: 28 ditë x 14 kWh/ditë = 392 kWh; do të thotë Blloku 2 (197 kWh – 588 kWh)
– Blloku 3: 28 ditë x 14 kWh/ditë = 392 kWh; do të thotë Blloku 3 (589 kWh – 980 kWh)

EVN kliko LINKUN

Përkthyer dhe përshtatur nga avokat Besnik Sulejmani

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.