Filloi mbledhja e BDI-së

news
Advertisement

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ai Ahmeti, ka filluar mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, mbledhje ku planifikohet të fillojë rikonstruktimi i partisë me emra të rinj, transmeton Portalb.mk.

Advertisement

Ristrukturimi i partisë pritet të fillojë prej mbledhjes së sotme, ku planifikohet te caktohet sekretari i përgjithshëm, sekretari organizativ dhe nënkryetarët e partisë.

Ndryshe, kryesia e kësaj partie dje deri në orët e vona ka zhvilluar konsultime me dyer të mbyllura në strukturat e kësaj partie. Pas këtij takimi për media foli Bujar Osmani, i cili vlerësoi që zhvillimit brenda partisë janë në “frymë bashkëpunuese, frymë pozitive”.

“Sot kishte edhe një takim tjetër konsultativ të kryetarit të partisë me funksionar partiak në kuadër të përgatitjeve për mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm”, deklaroi dje Osmani.

Ai theksoi që mbledhja e 15 tetorit është e rëndësishme pasi do të merren vendime për formimin e organeve të partisë. Në bazë të statutit, sqaroi Osmani, është e drejtë e kryetarit Ahmetit për të propozuar listën e organeve të partisë.

Në nenin 58 të Statutit të BDI-së, ndër të tjera sqarohet që “Kryetari i partisë i propozon Këshillit të Përgjithshëm zgjedhjen e nënkryetarëve, Sekretarin e Përgjithshëm, Sekretarin Organizativ si dhe funksionarëve të tjerë të partisë, propozon zgjedhjen e anëtarëve të Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm”.

Në nenin 60 theksohet ndër të tjera që “Kompetenca e Këshillit të Përgjithshëm është të cakton numrin e nënkryetarëve si dhe bën zgjedhjen dhe shkarkimin e nënkryetarëve, Sekretarit të Përgjithshëm, Sekretarit Organizativ dhe anëtarëve të Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm”.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, me 4 tetor pas një takimi disa orësh me udhëheqësit e grupit të pakënaqur brenda BDI-së, udhëhequr nga Izet Mexhiti, Musa Xhaferi, Blerim Bexheti, Nevzat Bejta dhe Sadulla Duraku, paralajmëroi që me 15 tetor do të mbahet Këshilli i Përgjithshëm.

“Më 15 tetor do të ketë mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm, si organ më i lart në mes dy kongreseve. Këshilli i Përgjithshëm do të zgjedh Kryesinë dhe Këshillin Mbikqyrës”, paralajmëroi Ahmeti.

Ai sqaroi që Kryesia do të zgjedhë organet e partisë, proces i cili do të ndiqet nga Këshilli i Përgjithshëm.

Ndryshe, më 24 shtator në një letër të shpalosur publikisht nga disa anëtarë të BDI-së, janë numëruar disa ankesa e këshilla për drejtimin e partisë në vitet e fundit. Ata theksojnë që gjithë pushteti politik është përqendruar tek individi, duke anashkaluar strukturat partiake.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.