“Fshine lajmin, ose i qerojmë hesapet ndryshe”, komentuesi që tronditi opinionin me përkrahjen e dhunimit të 11 vjeçares kërcënon Insajderin

news
Advertisement

Valmir Morina, personi që tmerroi me komentin e tij në rrjetet sociale pas raportimit të rastit të 11 vjeçares, sot e ka kërcënuar redaksinë e Gazetë Insajderi. Ai ka kërkuar të largohet lajmi kur raportohet për komentin e tij, në të kundërtën tha se ‘Nëse nuk e fshini fotografin time ne hymë edhe ndryshe e këqyrim qysh po del puna’, “I qerojmë hesapet ndryshe”.

Advertisement

Komentuesi Valmir Morina, për të cilin u raportua ka deklaruar se ka qenë në Policinë e Kosovës për sqarim të komentit të tij, ndonëse nga Policia e Kosovës, e kanë demantuar këtë deklaratë të tij.

Zëdhënësi i policisë, Avni Zahiti tha për Gazetën Insajderi, se ai nuk ka qenë fare në polici.

‘Deri në këto momente person me këtë emër e mbiemër nuk është paraqitur në Policinë në Skenderaj’, tha Avni Zahiri për Insajderin.

Por Morina, vet ka telefonuar në redaksinë e Insajderit, duke insituar që të largohet lajmi në të kundërtën merret personalisht me gazetarët.

“Na keni shti në probleme qysh të ja merr menja juve na kemi me qu deri në fund ndeshi me forcë, tash kena me hi me forcë edhe me ligj”, tha ia përmes telefonit duke kërcënuar.

Lajmi për dhunimin e 11 vjeçares nga pesë persona ditën e 27 gushtit, në lagjen Dragodan ka tronditur tërë Kosovën. Reagime të shumta kanë mbushur rrjetet sociale që nga krerët e shtetit e deri tek qytetarët e rëndomtë, të cilët kanë bashkë-ndjerë me viktimën dhe kanë kërkuar dënim maksimal për dhunuesit, shkruan Gazeta Insajderi.

Por jo të gjithë janë të shokuar madje disa persona kanë mbështetje haptazi në rrjetet sociale dhunuesit.

Njëri prej tyre është VALMIR MORINA, mërgimtari nga Skenderaj që jeton në Francë, sipas të dhënave të tij në Facebook.

VALMIR MORINA, mërgimtarit nga Skenderaj që jeton në Francë, sipas të dhënave të tij në Facebook.

Duke qenë vet prind, Morina nuk i ka kursyer fjalët më të rënda e më të ndyra për 11 vjeçaren, e cila u dhunuar nga pesë burra në Prishtinë.

“Kishte dëshirë të provojë gjashtëshe, por i paskan dalë hundësh. Ajo duket të jetë mësuar me nga dy ose tre, por s’i ka bërë mirë llogaritë. E zonja, provoi me pesë, por paska rënë në hundëlesha. Po të ishte me një ose dy, mund ta dhunojnë, por me pesë, ka dashur kjo vetë, sikur Lidra, qeni i lagjes, me një gyp. Si një qen arash, edhe kjo ka dashur të bëjë marrëdhënie”, ka shkruar ai në një koment.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.