Futbollisti 23-vjeçar braktis karrierën për t’i dhuruar mëlçinë nënës së tij!

news
Advertisement

Futbollist 23-vjeçar kroat, Robert Peric-Komsic, i ka ndërprerë karrierën e tij në futboll për t’i dhuruar 70% të mëlçisë nënës së tij, e cila vuan nga një sëmundje e rëndë, duke i shpëtuar kështu jetën.

Advertisement

“Gjithçka shkoi shumë mirë, si operacioni ashtu edhe rikuperimi. Falë Zotit, të dy jemi mirë tani dhe mamaja ime më në fund ka një jetë të re pas 13 vitesh mundimesh të vështira“, tha ai.

“Kisha një pasqyrë krejtësisht të qartë të rrezikut, por në atë moment as që e mendoja karrierën time futbollistike. Kisha një mision të qartë: ta bëja mamin të ndihej mirë. Gjithçka tjetër ishte dytësore”, ka shtuar ai.

23-vjeçarit do t’i duhen disa muaj rikuperim dhe më pas mund të rikthehet sërish në fushën e blertë.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.