Gazetari britanik e habit Kurtin: Pse ka humbur interesimi për të kërkuar drejtësi për krimet e luftës

news
Advertisement

Gazetari i njohur britanik, Tim Sebastian, në emisionin e tij Zona e Konfliktit, ka pasur të ftuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Advertisement

Sebastian, i njohur për pyetjet e vështira dhe nënpyetjet insistuese, e ka sikletosur Kurtin kur në një pyetje që ngjante edhe si konstatim, i tha se duket ta ketë humbur interesimin për mijëra civilë të vrarë, dhunuar e zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

toggle menu

22:44, 16/10/2022

LEXO EDHE:
Alarmante, për 7 muaj 14 këmbësorë humbën jetën të aksidentuar nga automjetet
Ai ka insistuar për një përgjigje konkrete, derisa i tha Kurtit se më mirë ta lënë meqë ka shumë për t’u debatuar për këtë çështje.

“Ka një rrugë të gjatë për të sjellur drejtësi për viktimat e luftës në Kosovë”, tha Sebastian, duke shtuar “A keni humbur interesimin për të kërkuar drejtësi për viktimat dhe familjet e tyre?

Kurti, tash e dy vjet kryeministër, fillimisht u përgjigj shkurt se “natyrisht se jo”.

Më pas ka lënë fajin te prokurorët që janë treguar dembelë e nuk kanë kërkuar sa duhet drejtësi, prandaj ka përmend Vetting-un si masa për të ndryshuar edhe kualitetin edhe qasjen e prokurorëve që merren me krime lufte.

“Procesi i Vettingut do të sjellë prokurorë më të mirë dhe numër më të madh të atyre që do ta ndjekin krimin”, deklaroi Kurti dhe deshi të vazhdojë, për t’u ndërprerë më pas nga Sebastian.

“Ka mijëra raste të krimeve të luftës që kanë mbetur pezull”, tha ai, duke cituar të dhëna të marra nga Prokuroria e Kosovës, më saktësisht “shefi i departamentit për krime lufte të Prokurorisë së Kosovës”.

“Kjo është një statistikë shokuese pas gjithë kësaj kohe, apo jo?”, i tha Sebastian Kurtit, shkruan Albanian Post.

“Po”, deklaroi Kurti, duke aprovuar habinë e gazetarit.

“Dhe kanë kaluar 23 vjet qysh nga fundi i luftës dhe ata (prokurorët) do të duhej të bënin më shumë dhe më mirë”.

“Prandaj”, deklaroi kryeministri i Kosovës, “po them se prokurorët tanë kanë qenë përgjithësisht pasivë.
Nganjëherë korrupsioni vjen nga pasiviteti jo domosdo nga të bërit keq. Duhet të kemi më shumë prokurorë dhe më të mirë”.

Në luftën e fundit në Kosovë, sipas të dhënave nga agjencitë ndërkombëtare, janë mbi 10 mijë civilë të vrarë, rreth 20 mijë gra të dhunuara dhe mbi 120 mijë shtëpi të shkatërruara apo djegura.

Dhe akoma janë mbi 1600 persona të pagjetur. Për shumicën prej këtyre krimeve ende nuk është vendosur drejtësi dhe ka vetëm një pjesë të vogël në hierarkinë e ushtrisë serbe që janë dënuar, derisa një pjesë ka marrë vetëm dënim simbolike.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.