Gjatë pushimit mjekësor nga “Zegini” e largojnë nga puna

news
Advertisement

ZEGIN: JANË ZBATUAR TË GJITHA PROCEDURAT, INSPEKTORATI S`KA KONSTATUAR SHKELJE

Advertisement

Tetë vite dha mund për kompaninë Zegin. U sëmurë dhe kërkoi pushim mjekësor, e në momentin që viziton mjekun, e kupton se e kanë larguar nga puna.

“Shkoj në kontrolle dhe në një moment më thotë nuk je e siguruar, pa asnjë paralajmërim”, u shpreh Zora Doleska.

Nga viti 2013 ajo u kujdes për higjienën e barnatorës Zegin në Manastir. Punoi edhe orë shtesë gjatë pandemisë.

“Kishte shumë punë dhe asnjë mbrojtje, Zegini mbrojti farmacistët, mbrojti teknikët por nuk mbrojti higjienistët, ne ishim në kontakt të drejtpërdrejtë me njerëzit dhe në kontakt të drejtpërdrejtë me virusin”, u shpreh për tv KlanM Zora Doleska.

Zora nuk kishte problem me drejtuesit e barnatorëve derisa pastronte në kohë pandemie dy barnatore në ditë.

“Një moment një farë Katerina Kotlarovska më dërgoi një dokument se do të jem në dy barnatore, deri atëherë kam punuar në një barnatore dhe sidomos në kohën e koronës kur fshiheshin pështymat dhe kur nuk ishim të mbrojtur si higjenist nga asnjë anë, ishte pak kohë vetëm për një barnatore pët të pastruar e jo në dy barnatore në të njëjten ditë”, deklaroi Doleska.

E në momentin e parë që u ankua se ka dhimbje në gjoks, filluan problemet.
“U sëmura një ditë në punë dhe i telefonova shefit se duhej të shkoja në pushim, të bëja një injeksion se filloi të më dhembte gjoksi. doktori më thotë të jap pushim sëmundje se nuk janë mirë, dhe unë them se kam pushime, nuk kam nevojë për pushim mjekësor, do më shkurtohet nga puna, do i përdor pushimet se ato para janë të rëndesishme mua.

Nga kompania Zegin për Klan Maqedoni thanë se janë zbatuar të gjitha procedurat kurse inspektorati s`ka konstatuar shkelje.

“ Ju njoftojmë se nga ana e ZEGIN-it, në tërësi është zbatuar procedura për ndërprerjen e marrëdhënies së punës konform Ligjit për marrëdhënie pune. Ndryshe, Zora Dolevskës në mënyrë të rregullt dhe në kohë i është dorëzuar dokumentacioni i plotë, është mundësuar edhe shfrytëzimi i të gjitha të drejtave konform ligjit, kurse është zbatuar procedura e plotë konform kërkesës së Inspektoratit Shtetëror të Punës i cili ka konstatuar se nuk ka parregullsi dhe shkelje të Ligjit për marrëdhënie punë gjatë zbatimit të procedurës për ndërprerjen e punës lidhur me Zora Dolevskën”, deklaruan nga Kompania Zegin për tv KlanM.

Por, Zora, thotë se nuk do të ndalet me kaq. Do ta kërkojë drejtësinë edhe nëpërmjet rrugës ligjore./KlanMacedonia/

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.