Hasanaj: Gjendja emocionale e 11-vjeçares nuk është aq e keqe

news
Advertisement

Gjendja emocionale e 11 vjeçares e cila dyshohet se u dhunua nga pesë persona të shtunën në Prishtinë, nuk është dhe aq e keqe.

Advertisement

Kështu tha Demë Hasanaj, drejtor i Zyrës për Mbrotjen e Viktimave në kuadër të Zyrës së Prokurorit të Shtetit.

Hasanaj tha në emisionin Info Magazine në Klan Kosova se kanë kontaktuar me Qendren për Punë Sociale për të marrë informacione lidhur me viktimën.

“Jemi informuar për gjendjen emocionale dhe psikike të viktimës nga ana e organit të kujdestarisë përkatësisht nga Qendra për Punë Sociale. Për momentin rasti është duke u hetuar dhe ne nuk mund të japim më shumë informacione, por gjendja emocionale e viktimës nuk është dhe aq e keqe” – tha Hasanaj.

Rasti ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.