HEROINA E GJALLË – NËNA 93 – VJEÇARE KA 60 VJET QË KUJDESËT PËR FËMIJËT E SAJ ME AFTËSI TË KUFIZUAR

News

Në një histori që prek zemrat dhe rikthen besimin te forca e nënës, Gülsüm Karamuk, 93 vjeçe, ka kaluar pothuajse të gjithë jetën e saj duke u kujdesur për dy djemtë me aftësi të kufizuara.

Djemtë e saj, İsmail (60 vjeç) dhe Naci (53 vjeç), janë me aftësi të kufizuara që nga lindja. Ata nuk mund të flasin, të ecin dhe kanë vështirësi të rënda mendore. Familja jeton në fshatin Çatpınar, në Turqi, ku çdo ditë është një betejë e re për mbijetesë dhe dinjitet.
Pavarësisht moshës së thyer, Gülsüm nuk është ndalur asnjëherë. Me ndihmën e nuses së saj, ajo plotëson çdo nevojë të djemve: nga ushqyerja dhe pastrimi, deri te kujdesi i vazhdueshëm fizik dhe emocional. Për të, lodhja nuk ka qenë kurrë arsye për t’u dorëzuar.

“Një nënë nuk mund të braktisë fëmijën e saj. Fëmija është pjesë e trupit të saj, e mëlçisë së saj,” thotë Gülsüm, duke shtuar se ata që i lënë pas fëmijët e tyre do të japin llogari për këtë në botën tjetër.
Historia e saj është dëshmi e një dashurie të pakushtëzuar dhe e sakrificës që nuk njeh moshë. Një heroinë e gjallë, që prej 60 vitesh zgjohet çdo ditë vetëm me një mision: të mos i lërë kurrë vetëm fëmijët e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *