Hiqen të gjitha barrikadat në Jarinjë dhe Brnjak

news

Situata tani në veri të Kosovës është më e qetë. Gazetarja Blerta Dalloshi Berisha raporton se janë hequr të gjitha barrikadat. Siç duket në këto video të siguruara prej saj, kjo është situata në Brnjak.

Advertisement

Atje janë hequr barrikadat ndërsa të pranishme janë edhe forcat e KFOR. Mësohet se rrugët aty janë zhbllokuar pas orës 14:00.

Ndërkohë e qetë është situata edhe në Jarinjë. Që pas orës 12:00 u hoqën barrikadat.

Mediat në Kosovë, njoftojnë se aty situata u qetësua pas vendimit të kryetarit të Listës Serbe, i cili u ka thënë qytetarëve serbë se duhet që të tërhiqen.

Megjithatë, në ato zona ka pak lëvizje. Po ashtu, pikat kufitare nuk janë hapur as për kalimin e makinave dhe këmbësorëve.

Serbët lokalë nisën që të largonin barrikadat pas zotimit të qeverisë së Kosovës për shtyrjen e zbatimit të dy vendimeve për reciprocitet me Serbinë./tvklan.al

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.