I luan mendja vajzës: Stafi i restorantit më tha të mbulohem se kam gjoks të madh!

news
Advertisement

Një gruaje e cila mendonte se ishte veshur në mënyrë klasike përfundoi duke i thënë të mbulohej pasi kishte shkelur kodin e veshjes në një restorant luksoz.

Advertisement

Përdoruesja e TikTok @slayraslaye publikoi videon 7 sekondëshe ku “vë duart në kokë” pasi i thanë në restorantin ku do darkonte se ka shkelur kodin e veshjes.

“Kur vishesh me kod në një restorant luksoz”, shkroi ajo mbi videon e shpërndarë e cila e tregonte vajzën të mbuluar me një shall rreth shpatullave që me sa duket ia kishte huazuar restoranti.

“Ky shall i përket restorantit”, ka shkruar ajo në përshkrimin e videos, e cila shoqërohej me një këngë vokale dhe piano.

TikToker-ja u dha ndjekësve një pamje të shpejtë të veshjes së saj, e cila dukej të ishte një bluzë në ngjyrë të gjelbër të hapur tek gjoksi.

Klipi është parë më shumë se 710,000 herë dhe shumë njerëz thanë se nuk janë të befasuar që asaj i kishin thënë të mbulohej.

“Shumica e restoranteve luksoze kanë kode veshjeje, zakonisht ‘business ‘ apo ‘smart casual,”-vuri në dukje një komentues.

@slayraslaye Yes this scarf belongs to the restaurant… i didn’t know these were the vibes #SummerMashup #fypシ ♬ original sound – pippa and beatrice &lt3

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.