I riu dashurohet me stër-stër gjyshen 74-vjeçare: Do martohemi, ajo është perfekte

news
Advertisement

Një çift që kanë 47 vite diferencë me njëri-tjetrin janë të bindur se dashuria nuk ka kufi moshe dhe këtë duan t’ua tregojnë të gjithëve.

Advertisement

Kathi Jenkins, 74 vjeç, u takua me Devaughn Aubrey, 27 vjeç, përmes një faqeje lidhjeje për të rritur në 2021.

Pasi u njohën, lidhja e tyre u shndërrua në një romancë dhe tani ata janë fejuar gati për t’u martuar pavarësisht se kanë më shumë se katër dekada mes tyre.

Kathi është në pension, ajo ka katër fëmijë, 13 nipër e mbesa, 36 stërnipër dhe një stër-stërnip. Ajo ka pasur disa lidhje afatgjata në të kaluarën, por nuk ka qenë kurrë e martuar më parë. Devaughn punon në Walmart, nuk ka fëmijë, por ka qenë i martuar më parë në moshën 24-vjeçare.

Kathi dhe Devaughn tani janë në një lidhje për më shumë se një vit dhe po planifikojnë të lidhin martesë vitin e ardhshëm. Pavarësisht se është 47 vjet më i ri se nusja e tij e ardhshme, familja e Devaughn është mbështetëse e madhe e lidhjes së tyre.

Sa i përket Kathit, ajo pranoi se normalisht nuk i pëlqen ‘burrat e zinj’ kështu që Devaughn ishte një surprizë për familjen e saj.

Kathi dhe Devaughn të dy pajtohen se kjo është marrëdhënia më e shëndetshme që ata kanë pasur ndonjëherë dhe mezi presin të martohen dhe të ndërtojnë të ardhmen e tyre së bashku. Devaughn duke folur për nusen e tij të ardhshme thotë:

Ajo është shumë perfekte për mua dhe ka shumë përvojë në jetë dhe më mëson shumë. Ne kurrë nuk zihemi, mund të flasim gjithmonë pa bërtitur dhe unë i besoj plotësisht asaj.
Dyshja pranuan se ndonjëherë njerëzit bëjnë supozime të padrejta për ta, madje disa e kanë akuzuar 27-vjeçarin se ai e ka përdorur të dashurên e tij për para.

Për shkak të diferencës sonë në moshë, ndonjëherë njerëzit supozojnë se Kathi është e pasur dhe se unë i dua të gjitha paratë e saj, gjë që nuk është aspak kështu./joq-albania.com/

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.