Ibrahim Tatlises marton vajzën, në dasmën e saj përmendet Kosova

news
Advertisement

Artisti i njohur turk, Ibrahim Tatlıses, mbrëmë ka mbledhur shoqërinë e tij të madhe për ta festuar martesën e vajzës, Dilanes, e cila i ka ndjekur hapat e babait të saj në muzikë. Dilani u martua me Levent Dörter, me të cilin është prej tetë vitesh bashkë, kurse u fejuan gjatë verës.

Advertisement

Siç raportojnë mediat turke, ndeja zgjati deri në mëngjes. Gjatë një interviste të dhënë për një televizion turk, Dilani ka konfirmuar se në fundjavë do të mbajë një koncert në Kosovë.

closevolume_off
“Ne kemi një koncert në Kosovë në fundjavë, do të shkojmë fillimisht atje. Pastaj nuk e kemi përcaktuar ende rrugën, por do të shkojmë ku të mundemi”, ka thënë Dilani. Kujtojmë se, koncerti i Dilani, do të mbahet më 15 tetor në një klub nate në Prishtinë.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.