Interpretim apo zbatim i Kushtetutës? Mickoski dhe Xhaferi me këndvështrime të ndryshme

news
Advertisement

Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Micskoski, mbrëmë në “Click Plus” ripërsëriti akuzat ndaj kreut të Kuvendit Talat Xhaferi se u shndërrua në interpretues të Kushtetutës, në momentin kur e hodhi poshtë nismën e partisë opozitare për referendum për anulim të marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë. “Xhaferi e vendosi veten mbi të gjithë gjyqtarët, mbi shtetin dhe mori një vendim të tillë”, u shpreh Mickoski, duke theksua se ka pritur që pushteti të sillet si një njeri i rritur, e jo një fëmijë të cilit ia kanë marrë topin.

Advertisement

“Por ja ashtu u sollën, me forcë Talat Xhaferi vendosi që të vihet mbi të gjitha ligjet, e robëroi rendin ligjor dhe bëri precedent tek i cili do të bazohen në të ardhmen dhe tani do të doja që dikush nga ju ta parashtrojë këtë pyetje tek komuniteti ndërkombëtar nëse ata pajtohen me këtë mënyrë sjelljeje të kryeparlamentarit Talat Xhaferi?”, theksoi Hristijan Micskoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Kryetari i Kuvendit hedhjen poshtë të nismës për referendum nuk e konsideron si akt të interpretimit të Kushtetutës nga ai, por si zbatues i së njëjtës si organ më të lartë ligjor.

“Aty është gabimi se të gjithë mendojnë se unë interpretoj Kushtetutë, unë nuk interpretoj Kushtetutë, por e zbatoj sepse parimi bazë i betimit tim gjatë zgjedhjes është se do ta zbatoj Kushtetutën dhe ligjet që janë nën Kushtetutën, sepse Kushtetuta është akti më i lartë juridik në shtet. Në këtë kontekst, po të ishte ashtu unë do të thosha në bazë të neni 191 ose 192 nga Rregullorja ua kthej nismën si të parregullt”, tha Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit.

Xhaferi po ashtu foli edhe për paralajmërimet për ngritje të një kallëzimi penal kundër tij, gjë për të cilën tha “le të ngrenë”, sepse siç shtoi, edhe paraprakisht kanë ngritur kallëzim penal kundër vendimeve të tij dhe të gjitha vendimet janë në favorin e tij. Theksoi se çdo qytetar ka të drejtë ta kontestojë vendimin nëse mendon se është në kundërshtim me Kushtetutën.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.