Ish-deputetja sulmohet nga 200 grerëza në shtëpinë e saj: Një film horror, mendova se do të vdisja

news
Advertisement

Ish-deputetja Lella Golfo tha se ajo u sulmua nga më shumë se 200 grerëza në shtëpinë e saj në Romë.

Advertisement

Consolata Golfo, della Lella , 81 vjeç, ish-deputete e PDL dhe presidente aktuale e fondacionit Bellisario, u sulmua nga mbi 200 grerëza në Romë. Ishte ajo që tregoi për fatkeqësinë e saj.

Çfarë ndodhi

Lella Golfo ishte kthyer nga pushimet më 11 gusht.

“Të enjten, sapo u ktheva nga pushimet kalova pragun e shtëpisë dhe hodha valixhen në tokë. Shtëpia ishte pushtuar nga grerëzat.”

“Unë hapa derën e një dhome dhe u mbylla aty. Fatmirësisht nuk kishte asnjë grerëz dhe për një moment mendova se isha e sigurt”.

Por për fat të keq, Golfo nuk kishte celularin me vete, shkruan corriere della sera.

“Për të shpëtuar veten u detyrova të dal nga dhoma dhe të marr celularin. E mbulova kokën me një fustan dhe u drejtova drejt hyrjes. Në atë moment ndjej një dhimbje drithëruese, torturuese dhe filloj të qaj.”

Golfo shtoi: “ Ndjeva një dhimbje sikur do të lindja dhe më pas qava nga dëshpërimi. Nuk më ka ndodhur që kur më ka vdekur nëna. Më kanë sulmuar mbi 200 insekte dhe është mrekulli që më thumbuan vetëm nga njëra anë. Një film horror. Mendova se do vdisja ”.

Lella Golfo u detyrua të lëvizte përkohësisht

Lella Golfo, pas sulmit të grerëzave në banesën e saj, kaloi një natë në hotel dhe më pas u transferua përkohësisht në banesën e djalit të saj./Abcnews.al/

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.