Ja çfarë parashikon paketa Fiskale per Pagesat CASH drejt ndalimit nëse janë sipër kësaj shume

News

Pagesat cash drejt ndalimit nëse janë sipër kësaj shume, ja çfarë parashikon Paketa Fiskale
shesin për konsumatorët mallra dhe shërbime me para në dorë deri në
shumën 500.000 lekë.

Mbi këtë shumë çdo shitje do të duhet të
realizohet tërësisht nëpërmjet transaksioneve bankare apo formave të
tjera elektronike”, tha Malaj.

Për të reduktuar përdorimin e parave cash për të paguar për mallra dhe
shërbime, vendoset si detyrim që përveç opsionit të pagesës me lekë në
dorë të instalojnë pajisje për të bërë pagesë elektronike, brenda 2026-ës.
“Brenda 6-mujorit të parë bizneset e sektorit të turizmit e do na t’a
transportit, përveç pagesave cash, do të duhet të garantojë forma
alternative të pagesave elektronike, ku përfshihen pagesat me karta
krediti dhe debiti apo forma të tjera elektronike. Ndërkohë që ky detyrim
do të duhet të mbushet nga gjithë bizneset e tjera brenda datës
31.12.2026. Këto masa, do të na shërbejnë jo vetëm për të reduktuar
përdorimin e para së cash në ekonomi, por edhe për të reduktuar
informalitetin”, tha ministri i Financave
Po ashtu rishikohet ligji “Për tatimin mbi të ardhurat”, tha Malaj dhe që
synon për herë të parë të godasë abuzimet nga bizneset që operojnë
online.

“Kemi disa propozime që synojnë të disiplinojnë veprimtarinë tregtare.
Kryesisht në ekonominë e ditës së sotme që po bëhet gjithnjë e më
shumë e dixhitalizuar. Vendosim për herë të parë, detyrimin që bizneset
online të publikojnë të dhënat e tyre identifikuese, siç janë emri tregtar,
NIPT-in, adresa e të tjerë. Kjo masë që ne e konsiderojmë të drejtë dhe të
domosdoshme që i shërben mbrojtjes së konsumatorëve. Në rast se do
të ketë shkelje, ka dhe të drejtën për të pezulluar aktivitetin e subjektit që
operon online. Pra po japim një mesazh të qartë ku tregu digjital nuk
mundet dhe nuk duhet të funksionojë më jashtë rregullave të lojës.
Paketa gjithashtu adreson fort edhe luftën kundër informalitetit. Kemi një
ashpërsim të masave për aktivitete tregtare të cilat ushtrohen pa u
regjistruar, duke ofruar kështu një garanci më shumë mbrojtje ndaj
konkurrencës së ndershme”, tha ministri.

Nga janari 2026, do të nisë fushata e rivlerësimit të pasurive të
paluajtshme me një normë të reduktuar tatimore, në masën 5% nga 15%
që është aktualisht. Kjo nismë parashikon t’u japë mundësinë të gjithë
qytetarëve dhe bizneseve të përafrojnë vlerën e pronës së tyre me
çmimet reale të tregut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *