Kombëtarja shqiptare ka siguruar vendin në play-off për Botërorin 2026, pas përfundimit të kualifikueseve evropiane në vendin e dytë të Grupit K. Tashmë kuqezinjtë presin shortin vendimtar që do të përcaktojë fatin e tyre drejt Kupës së Botës.
Kush janë kundërshtarët e mundshëm?
Sipas ndarjes së katër potëve të UEFA-s, Shqipëria ndodhet në Potin 3, dhe nuk mund të përballet me skuadrat e të njëjtit pot. Shorti do t’i vë përballë kuqezinjtë me nga një kundërshtar të fortë nga Poti 1 dhe një tjetër nga Poti 2.
Nga Poti 1, rivalët e mundshëm janë:
Belgjika
Italia
Turqia
Ukraina
Të gjitha ekipe të mëdha, me eksperiencë të madhe në turne të mëdhenj ndërkombëtarë.
Nga Poti 2, Shqipëria mund të ndeshet me:
Poloninë
Republikën Çeke
Hungarinë
Skocinë
Skuadra të forta dhe të rrezikshme, që kanë treguar stabilitet në turnetë e fundit.
Çfarë i duhet Shqipërisë për Botëror?
Sistemi i ri i play-off-it parashikon dy ndeshje vendimtare. Shqipëria duhet të kalojë dy kundërshtarë radhazi për të siguruar për herë të parë në histori pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror.
Kombëtarja e Sylvinhos është tashmë në pritje të shortit, ndërsa tifozët shpresojnë që rruga drejt ëndrrës botërore të jetë e përballueshme.
Në ditët në vijim, UEFA do të publikojë datën e shortit zyrtar, që pritet me shumë ankth nga të gjithë shqiptarët.